Laureatet e vitit 2025, këta janë fituesit e çmimeve nga KOK
Komiteti Olimpik i Kosovës sonte ka mbajtur ceremonin e Lauratëve të vitit 2025.
KOK shpërndau çmimet kryesore për sportistët e vitit, shkruan IndeksOnline.
Distria Krasniqi fitoi çmimin ”Sportistja e Vitit” 2025.
Xhudisti Akil Gjakova fitoi çmimin ”Sportisti i Vitit” 2025.
Driton Kuka e fitoi çmimin e ”trajnerit të Vitit” 2025.
Xhudistja Nora Gjakova u nderua me një çmim special për ”Arritje të veçantë”, pasi edhe përfudnoi karrieren në fund të vitit 2025.
Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, e fitoi çmimin ”Kombëtarja e Vitit” te meshkujt, derisa te femrat këtë çmim e fitoi Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll.
Për herë të dytë radhazi, xhudistes Laura Fazliu i takon Çmimi Special 2025.
Xhudistja Enise Zijade, u shpall Shpresa Olimpike 2025 tek vajzat, ndërsa Bleron Ademi (taekwondo), Shpresa Olimpike te meshkujt./IndeksOnline/

