Modelja e njohur konfirmon lidhje me ish-partnerin e Dua Lipës dhe Rita Orës
Modelja amerikane Emily Ratajkowski ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se është në një lidhje të re me regjisorin francez Romain Gavras, i njohur edhe për lidhjet e tij të mëparshme me emra të njohur të skenës muzikore.
Ratajkowski publikoi disa fotografi krah Gavras në Instagram, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e uruan për romancën e re.
Gavras është i njohur për filmat si Athena dhe për bashkëpunimet në videoklipe me artistë ndërkombëtarë, ndërsa më herët ka qenë në lidhje me këngëtaren Dua Lipa dhe Rita Orën
Sa i përket jetës personale, Ratajkowski ka pasur më parë lidhje me disa figura publike dhe ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë./IndeksOnline/

