75 Mall Live Search
15:13 / E Shtunë, 21 Shkurt 2026 / Gj Sh

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar, ja arsyeja

Skuadra e Bashkimit do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismajli, në ndeshjen e sotme ndaj Boras.

Kjo pasi ata kanë probleme shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të klubit, deshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja.

”Për shkak të problemeve shëndetësore, Igor Jovović dhe Meriton Ismaili nuk do të jenë prezent në këtë ndeshje. Ndeshjen do ta udhëheqin asistentët e tij, Bledar Gjecaj dhe Elbesar Geshtenja.Urojmë rikthim të shpejtë dhe shëndet të plotë për ta!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/