Këngë të reja së shpejti? Dua Lipa rikthehet në studio
Dua Lipa ka qëndruar së fundmi në studio muzikore.
Ylli shqiptar me famë botërore ka disa ditë që po qëndron në Paris, ku edhe ka shfrytëzuar kohën për të prodhuar muzikë të re, shkruan IndeksOnline.
Në një kolazh fotografish të publikuar në Instagram, Dua ka bërë vend edhe për disa foto nga studio, ku shihet duke punuar.
Ky është një lajm i mirë për fansat e artistes, që kanë kohë që s’kanë dëgjuar projekt të ri nga ajo.
Dua po shijon suksesin e padiskutueshëm të albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të 2024-tës.
Këngë të këtij albumi, si “Training Season” dhe “Houdini”, janë shndërruar në hite globale./IndeksOnline/




