Edi Rama e nis ditën me pamje të bukura nga lumi Vjosa
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar një të diel të mbarë për ndjekësit me pamje nga lumi Vjosa.
Në videon e publikuar shihen ujërat e kristalta të Vjosës, mes peizazheve të paprekura dhe gjelbërimit që karakterizon zonën.
“Mirëmëngjesi dhe me aventurat e eksplorimit të natyrës nga Vjosa me kayak, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi Rama.

