Guardiola: Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet
Manchester City mbrëmë mori një fitore të rëndësishme në Premierligë.
Fitorja ndaj Newcastle, e afroi diferencën në 2 pikë me Arsenalin, teksa gara për titull po merr formë.
Por trajneri Pep Guardiola, nuk dha ndonjë mendim rreth kësaj, duke thënë se mund të rrëzohen nga gara.
“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjesia ime…”, deklaroi Guardiola.
Ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Leeds Unitedit, të enjten./IndeksOnline/

