Fjalimi para Trump për Hagën, Rama: Kam besim se niveli i ri i sensibilizimit do të ndikojë te trupi gjykues
Kryeministri Shqiptar Edi Rama, beson se “sensibilizimi i ri” për rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, pas fjalimit që bëri në mbrojtje të tyre në kuadër të Bordit të Paqes në Uashington, në prani të Presidentit Trump do të ndikojë pozitivisht.
Derisa bëri jë përmbledhje të aktiviteteve të tij javore, Rama në podcastin e tij tha se ka besim se do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupit gjykues.
“Mbi të gjitha përcolla botërisht shqetësimin tonë kombëtar për masakaradën e pabesueshme të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, ndaj Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës. Kam besim se niveli i ri i senisibilizimit lidhur me atë gjykatë deri më sot pa asnjë standard demokratik ku akuza dështoi me turp të provonte se UÇK-ja ishte një sipërmarrje kriminale dhe u lëshua në fund dëshpëruese me kërkesën mizore për 45 vite burgim për Thaçin dhe tre udhëheqësit tjerë do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese e cila duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të Kosovës. Pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërësisë së përndjekësve të tyre dinjitetit të një gjykatë dhe vetëpërdhosjes së saj përfundimtare”, ka thënë Rama.

