Rama: TRAM-i elektrik financohet nga kapitali privat, jo nga buxheti i Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me projektin e TRAM-it elektrik në kryeqytet, duke sqaruar se për realizimin e këtij projekti nuk do të ndahet buxhet nga Komuna e Prishtina.
Rama theksoi se projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe se financimi do të bëhet përmes angazhimit të kapitalit privat.
“Sa i përket TRAM-it elektrik! Nuk ka nevojë të ndahet buxhet nga Kryeqyteti! Projekti po zhvillohet në bashkëpunim me sektorin privat dhe do të financohet përmes angazhimit të kapitalit privat.
Për ata që kanë dashtë me dëgju, këtë e kam shpjeguar ditën kur janë nënshkruar marrëveshjet me operatorët privat!”, ka shkruar Rama./IndeksOnline/

