75 Mall Live Search
18:08 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / AR

Londrimi “shpërthen” në rrjete sociale, fiton mbi 100 mijë ndjekës

Finalisti i Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, po dëshmon se ka mbështetje të fuqishme nga publiku vetëm pak ditë para finales që mbahet më 27 shkurt.

Edhe pse ende nuk ka përfunduar gara, profili i tij në Instagram ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, përcjell Indeksonline.

Brenda vetëm pak minutash, ai ka fituar mbi 100 mijë ndjekës, duke kaluar nga 100 mijë në 102 mijë followers në rreth pesë minuta.

Kjo mbështetje në rrjete sociale po shihet si tregues i qartë i përkrahjes që ai ka jashtë shtëpisë.

Fansat kanë nisur tashmë fushata në rrjete sociale, duke e konsideruar Londrimin si një nga pretendentët kryesorë për çmimin e madh në finalen e 27 shkurtit./Indeksonline/