75 Mall Live Search
20:29 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / F.R

Meksikë: Vritet lideri i famshëm i kartelit të drogës

Njeriu më i kërkuar në Meksikë dhe lideri i kartelit të drogës Jalisco New Generation (CJNG) është vrarë nga ushtria gjatë një operacioni sigurie, transmeton IndeksOnline.

Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, raportohet se është vrarë gjatë një operacioni ushtarak të zhvilluar në agim të së dielës në shtetin qendror-perëndimor të Jalisco, shkruan BBC.

Ministria e Mbrojtjes e Meksikës tha se El Mencho vdiq nga plagët gjatë transferimit ajror pas operacionit ushtarak, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

CJNG është përhapur nga baza në shtetin e Jalisco-s,  duke u zgjëruar pothuajse në të gjithë Meksikën./IndeksOnline/