75 Mall Live Search
09:24 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / KV

Konfiskohet një armë pa leje në Terstenik, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë gjuetie në fshatin Terstenik të Drenasit, pasi i dyshuari nuk posedonte leje për armën.

Sipas policisë, ai është hasur teksa po mbante pushkën në duar dhe po lëvizte me të.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30.

Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.