75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / H F

E gjeti sipër së bijës dhe e qëlloi me tigan/ Nëna i del në mbrojtje vajzës nga s*lmi i 64-vjeçarit shqiptar

Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare është në kërkim nga policia greke, pasi u raportua për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në zonën e Kypselit, në Athinë. Ai nuk është gjetur ende, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës, Katerina Bekiari. Ajo rrëfen se, sapo u kthye në shtëpi, pa burrin 64-vjeçar mbi vajzën e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, mori një tigan dhe e goditi në kokë. Mes tyre pati përleshje fizike.

Sipas saj, ekspertiza mjeko-ligjore nuk konstatoi abuzim seksual, një përfundim që e befasoi familjen.

Pamjet e kamerave të sigurisë, të transmetuara nga televizioni grek MEGA, tregojnë 64-vjeçarin teksa hap derën e apartamentit me çelës, hyn brenda dhe e mbyll pas vetes. Në video shfaqet edhe momenti i përplasjes me nënën, ku të dy bien në dysheme dhe shkëmbejnë goditje.

Sipas raportimit të Protothema.gr, 64-vjeçari dyshohet se ishte njohur me nënën e 25-vjeçares në kuzhinën e një kishe. Denoncimi u bë nga nëna, e cila ka pohuar se e pa situatën përmes kamerave të shtëpisë dhe u kthye menjëherë me nxitim.

Ajo pretendon se, kur tentoi të telefononte policinë, u godit me grushte dhe shkelma. Pas incidentit, 64-vjeçari u largua dhe prej atëherë është shpallur në kërkim.