Valon Ethemi shënon dy gola për Sivassporin, një e asiston Rey Manaj
Skuadra e Sivassporit është duke fituar 3:1 ndaj Sakaryasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Ligën e Parë të futbollit në Turqi.
Dy gola në këtë sfidë i shënoi futbollisti shqiptar, Valon Ethemi, shkruan Indeksonline
Ethemi shënoi dy herë, një në minutën e 6-të dhe tjetrën në minutën e 21-të.
Në golin e parë të lojtarit shqiptar, asistoi bashkëlojtari i tij, Rey Manaj./Indeksonline./

