75 Mall Live Search
15:47 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / b l

Gati dy orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

Po bëhen dy orë nga fillimi i takimit mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky takim po mbahet me ftesë të Kurtit, ku temë e diskutimit është zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Paraprakisht para mediave Kurti e Abdixhiku kanë thënë se do të deklarohen pas takimit.

Një ditë më parë, kreu i ekzekutivit është takuar me liderin e PDK-së, Bedri Hamza./IndeksOnline/