75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / Z S

E mitura dyshohet se u dhunua nga i dashuri i saj vitin e kaluar në Ferizaj

Një e mitur dyshohet të jetë dhunuar në Ferizaj në shtatorin e vitit të kaluar.

Polica njofton se e mitura ka raportuar se kishte pasë marrëdhënie seksuale me të dyshuarin, e që ishte i dashuri i saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

“Ferizaj 07.09.2025-14:30. Me 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/