Dorëzimi i Liridonit si në filma, u fut në stacion me bombë në dorë, pastaj u nxor jashtë
Skena si në filma janë parë mbrëmë në stacionin e policisë në Gjakovë.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se personi i shpallur në kërkim, Liridon Podrimja u vetëdorëzua në stacionin policor.
Si në filmat e James Bondit, Liridoni u fut në stacion me një bombë dore të cilën e mbante në ambient të hapur.
Kjo situatë e ka habitur në veprim edhe Policinë e Kosovës. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se Podrimja fillimisht u lejua të futej me bombë, por që më pas u nxor jashtë nga frika se bomba mund të shpërthente.
Me të njëjtën bombë ai pak muaj më parë kishte kanosur zyrtarët policorë në një rast. Pas intervistimit i njëjti edhe ndaluar për 48 orë./Indeksonline/

