75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / S Z

Kapet mish i freskët pa dokumente, transportohej në kushte të papërshtatshme

Në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, është raportuar një rast i vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kontrollit të një veture që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar, është gjetur një sasi mishi të freskët pa dokumente përcjellëse dhe që transportohej në kushte të papërshtatshme, në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kompetent dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedural

“Rr.’Sadik Rama’, Klinë 22.02.2026-23:55. Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.