Futbollisti shqiptar synon të bëhet golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë të Anglisë
Lorent Tolaj është duke kaluar momente fantastike në Ligën e Parë të futbollit në Angli.
24-vjeçar bartë fanellën e klubit Plymouth, shkruan Indeksonline
Në ndeshjen e fundit, Tolaj shënoi dy gola në fitoren 5:2 ndaj Cardiff Cityt.
Tolaj po synon të bëhet golashënuesi më i mirë në ligë këtë sezon, pasi në total ka 14 gola dhe katër asiste, vetëm tri më shumë ka vendi i parë i mbajtur nga Ëootton i Stockport County (17 gola).

Sulmuesi shqiptar te Plymouthi u transferua nga Port Vale, kurse më parë ka qenë pjesë e Aldershot, Dundee, Salford dhe Brighton U21.
Tolaj nuk është ftuar ende nga ekipi i parë i Zvicrës, andaj i lejohet të luajë për fanellën e Kosovës apo Shqipërisë në të ardhmen./Indeksonline/
Tjetër shqiptar shkëlqen në futbollin europian. Është Lorent Tolaj që ka shënuar dy gola sot në futbollin anglez. ⚽️⚽️
— LIG Sport (@lig_sport) February 21, 2026
Tolaj shënoi në fitoren e Plymoth 5:2 ndaj Cardiff Cityt. 👏🏻👏🏻
14 gola dhe 4 asiste këtë edicion për futbollistin 24-vjeçar. ✨🔝 pic.twitter.com/XtFT4Opq2V

