75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / S Z

Kurti: Të përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kryeministri  Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

“Dje, prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.