75 Mall Live Search
17:49 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

S’e bën hesap UEFA-n, Prestianni stërvitet në “Bernabeu”

Nesër do të zhvillohet një nga ndeshjet më të përfolura të play-offit.

Reali, pret në “Bernabeu skuadrën e Benficas, ku do të tentojnë të ruajnë avantazhin e ndeshjes së parë.

Disa ditë para ndeshjes, UEFA pezulloi lojtarin e Benficas, Gianluca Prestiannin për shkak të ofendimeve të tij ndaj Vinicius Jr.

Por duket që argjentinasi së bashku me Benfican, nuk e përfillin vendimin e tyre ku vetë Mourinho, e vendosi në listë për këtë ndeshje teksa dolën edhe videot ku shihet ai duke u stërvitur në “Bernabeu”.

Kujtojmë se ndeshja Real Madrid-Benfica, zhvillohet nesër në orën 21:00./IndeksOnline/