75 Mall Live Search
20:29 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

Caktohen ekipet Kombëtare të dy Kampionateve Evropiane të hendbollit në Prishtinë

Në Vjenë është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të grupmoshave të reja për hendbollistë, që mbahen në verë.

Në Prishtinë organizohen dy Kampionate Evropiane për hendbollistët deri në 20 vjet. Në “Men’s 20 EHF Championship I 2026”, që është Evropiani i divizionit të dytë, garojnë Kosova, Estonia, Gjeorgjia, Italia, Mali i Zi dhe Holanda. Kombëtarja jonë ka avancuar në këtë nivel pas suksesit të arritur dy vjet më parë. Djemtë tanë i presin ndeshje të forta dhe garë sfiduese.

Ndërkohë në “Men’s 20 EHF Championship II 2026” garojnë Belgjika, Bullgaria, Finlanda, Britania e Madhe, Luksemburgu dhe Sllovakia. Të dy kampionatet mbahen në kohë të njëjtë, prej 12 deri më 19 korrik.

Në fazën e parë luan secili me secilin. Më pas janë ndeshjet për plasman.Kështu kryeqendra jonë edhe një herë do të jetë adresë e rëndësishme e hendbollit evropian.

Ndërkohë Kombëtarja U18 e Kosovës në fillim të gushtit do të paraqitet në “Men’s 18 EHF Championship II 2026” që mbahet në Gjeorgji. Pos Kosovës do të garojnë edhe Belgjika, Bullgaria, Qipro, Gjeorgjia dhe Britania e Madhe.