75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / L A

Marrota mohon se ka nënshkruar një parakontratë me Simeonen

Është përfolur për një largim të Diego Simeones drejt Interit.

Madje u fol se argjentinasi, ka nënshkruar një parakontratë me gjigantin italian.

Por kjo u hedh poshtë nga presidenti i Interit, Beppe Marotta.

“Raportet nga Spanja për një parakontratë të rënë dakord midis nesh dhe Diego Simeones janë lajme absolutisht të rreme. Historia nuk është aspak e vërtetë. Jemi shumë të lumtur me trajnerin tonë, Cristian Chivu”, deklaroi Marrota./IndeksOnline/