Aktori i njohur në zi, vajza e tij vret veten
Aktori i njohur, Martin Short, ka përjetuar dhimbjen më të madhe.
Vajza e tij, Katherine, u gjet e vdekur të hënën pasdite, transmeton IndeksOnline.
Sipas mediave amerikane, dyshimet mbi vdekjen e saj asociojnë me vetëvrasjen.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe zyrtarë ligjorë, për TMZ-në.
Katherine raportohet të ketë vdekur pas plagëve të marra nja një armë zjarri.
Ajo ishte punonjëse sociale dhe nuk bënte shume paraqitje në evente publike, pavarësisht se i ati gëzonte famë të jashtëzakonshme.

