75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / MSH1

Vushtrri: Dy persona dhunojnë një femër

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi kanë dhunuar një viktimë, femër kosovare.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur ndërmjet 24 dhe 25 shkurtit, nga ora 21 deri në 1 pas mesnate, shkruan IndeksOnline.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor” thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku edhe janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”./IndeksOnline/