Mbreti norvegjez u shtrua në spital në Spanjë
Të martën në mbrëmje, mbreti Harald u pranua në Spitalin Universitario Hospiten Sur në Tenerife të Spanjës.
Atje ai po trajtohet për infeksion dhe dehidratim.
Sipas mediave norvegjeze, gjendja e tij është e mirë dhe mjeku i tij privat po udhëton për në Tenerife për të ndihmuar sistemin lokal të kujdesit shëndetësor.

Mbreti Harald sapo ka mbushur 89 vjeç dhe është në një udhëtim privat në ishull së bashku me mbretëreshën Sonja.
“Çifti mbretëror aktualisht është në një qëndrim privat në Tenerife gjatë pushimeve të tyre dimërore”, thuhet në deklaratë.
Vetëm dy vjet më parë, ai u shtrua në spital gjatë pushimeve në Malajzi pasi pësoi një infeksion./Indeksonline/

