Egli Tako: “Mua në fund të ditës edhe familja ime nuk është se më ka dhënë dorën dhe…”
E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ishte Egli Tako. Këngëtarja dhe moderatorja ndau disa sekrete, por gjithashtu edhe projektet e saj më të reja dhe si në ‘vorbullën’ e reality show-t që jemi nuk la pa përmendur edhe se kë banor sheh ajo fitues të këtij edicioni…
E pyetur rreth Big Brother-it të saj dhe komenteve të publikut Egli Tako u përgjigj kështu…
Unë nuk mendoj se kam përcjellë negativitet atje brënda, në fakt unë ajo jam. Dhe nuk është se mbaj ndonjë inat të madh me njerëzit që nuk ndajnë të njëjtin mendim me mua ose që nuk i përkrahin ca veprime se mbase vërtet nuk ka qenë për t’u përkrahur. Të gjithë bëjmë ndonjëherë veprime të gabuara. Mund të jetë edhe problemi im, por prandaj ndonjëherë bie dakort me veten dhe i mirëkuptoj. Mua në fund të ditës edhe familja ime nuk është se më ka dhënë dorën dhe më kanë thënë ‘sa bukur e bëre’.
I pëlqen Eglit të jetë virale?
Mund të them se kam pasur në dorë të shfrytëzoj jashtëzakonisht situata që mi kanë sjellë me ‘pjatë’ dhe kam thënë jo nuk i dua. Sepse nuk më ka munguar të paktën përgjatë këtij viti, jo unë nuk kam bërë asgjë dhe kam qenë virale, gjë që deri diku filloi edhe të më shqetësonte. Por nëse do të ishte një provokim për të qeshur, për të kënaqur publikun nuk do të kisha asnjë problem.
E shfrtyëzove Big Brother-in për të sjellë projekte të reja?
U përpoqa sidomos muajt e parë sepse muajt e parë me të vërtetë kanë qenë shumë të vështirë për t’u rikthyer në realitet dhe për t’i thënë vetes që nuk je atje por je “rikthyer”. Do fazën e vetë që të kalojë kjo gjë. Një vit ose dy dhe pastaj çdo gjë është në rregull.

