75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / AR

Beteja e saj e errët, Bella Hadid flet për 14 vitet e sëmundjes që ndryshuan gjithçka

Bella Hadid ka zgjedhur të rrëfejë një nga kapitujt më të vështirë të jetës së saj, duke e zhvendosur fokusin nga pasarelat tek shëndeti. Modelja ndërkombëtare ka zbuluar se prej 14 vitesh përballet me sëmundjen Lyme, një betejë që e ka detyruar të mësojë të vendosë kufij. “Me duhej të thoja ‘jo’ për pothuajse një vit të tërë gjithë trajtimit tim, dhe qava për këtë. Ishte e vështirë sepse ndihesha e përdorshme”, ka rrëfyer ajo, duke pranuar presionin e vazhdueshëm për të mos u ndalur kurrë.

Në një tjetër deklaratë të ndjerë, Hadid shprehet:

“Nëse do të duhej ta kaloja gjithçka sërish për të arritur këtu, në këtë moment, me ju të gjithë, në shëndetin tim, do ta bëja sërish. Kjo më bëri atë që jam sot.” Fjalë që tregojnë jo vetëm dhimbjen fizike, por edhe një transformim të thellë personal. Ajo ka kaluar periudha të gjata trajtimi, shpesh larg vëmendjes publike, duke e përjetuar sëmundjen në heshtje.

Mbështetja më e madhe ka ardhur nga familja. Nëna e saj, Yolanda Hadid, e quajti “bada** warrior” dhe theksoi:

“Nuk je vetëm. Unë do të jem gjithmonë pranë teje, pa marrë parasysh sa kohë duhet.” Rrëfimi i Bellës shkon përtej një historie personale. Ai është një mesazh për balancën mes suksesit dhe mirëqenies, për guximin për të ndalur dhe për të zgjedhur shëndetin mbi çdo pasarelë.