75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Bëri përshëndetje naziste, tifozit të Real Madridit i ndalohet hyrja në “Bernabeu”

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, gjatë ndeshjes mes Real Madridit dhe Benficës.

Sipas raportimeve, një tifoz ka kryer përshëndetjen naziste nga tribuna, veprim që ka sjell reagim të menjëhershëm nga autoritetet e stadiumit, shkruan Indeksonline

Personi në fjalë është identifikuar dhe është ndëshkuar me përjashtim të përjetshëm, duke u ndaluar përgjithmonë nga hyrja në stadium.

Ngjarja ndodhi në përballjen ku Real Madridi triumfoi 2:1 ndaj Benficës, duke siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve./Indeksonline/