75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / b l

Spiropali takohet edhe me Abdixhikun: LDK-ja ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare është takuar edhe me kryetarin e LDK-së dhe përfaqësues të kësaj partie, e ku shkruan se LDK-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e shteformimit të Kosovës.

“E përgëzova për besimin e rinovuar nga strukturat e partisë për të vazhduar drejtimin e LDK-së. Legjitimiteti politik është shprehje e vullnetit demokratik dhe pjesë e vitalitetit institucional të Kosovës. LDK-ja ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike. Në këtë rrugë të gjatë nuk mund të mos kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova — vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euroatlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne”, ka shkruar Spiropali.