Komisioni për Integrime Evropiane i hap rrugë shqyrtimit të projektligjit për dy marrëveshje me BE-në
Komisioni për Integrime Evropiane ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar amendamentet e dy marrëveshjeve financiare ndërmjet Republika e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të programeve IPA.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua fillimisht Projektligji nr. 10/L-010 për ratifikimin e Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2017. Më pas, anëtarët e komisionit trajtuan edhe Projektligjin nr. 10/L-009 për ratifikimin e Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare për Programin IPA 2018. Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe fushëveprimi i Komisionit për Integrime Evropiane./IndeksOnline/

