75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / Z S

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga SPAK.

Kryemadhi u shpreh se në 240 faqe akuzë pjesa më e madhe janë fokusuar te ajo, dhe vetëm 35 faqe janë për ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta.

“Në 240 faqe akuzë që janë paraqitur 35 janë për CEZ-DIA-n për Ilir Metën dhe gjithë pjesa tjetër është e detajuar dhe është fokusuar te unë”, tha Kryemadhi, raporton A2CNN.

Gjatë hyrjes në Prokurorinë e Posaçme ish-kryetarja e LSI-së tha se po ikën “drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”, duke mos i kursyer batutat me gazetarët