Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj pranon donacion nga OE ,,KosovaMed”
Gjatë ditës së sotme Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ka pranuar donacion nga OE ,,KosovaMed”.
Sipas njoftimit për media është bërë e ditur se janë pranuar dy Oksigjenkoncetratorëve, tre inhalatorë dhe dy qanta me pajisje mjekësore për emergjecë.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme nga Menaxhmenti i QKMF-së dhe Zyrtarja Komunale për Shëndetësi ,pranuan donacion nga OE ,,KosovaMed” , të pajisjeve mjekësore: dy Oksigjenkoncetratorëve, tre inhalatorë dhe dy qanta me pajisje mjekësore për emergjecë.
Meqërast nikoqirët shprehën mirënjohje të sinqertë për donacionin e vlefshëm me pajisje mjekësore i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe në rritjen e kujdesit ndaj pacientëve tanë. Mbështetja e tyre është një dëshmi e përkushtimit dhe solidaritetit për shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit.

