Drita eliminohet me kokën lartë nga Conference League
Skuadra e Dritës ka përfunduar aventurën në Conference League.
Kampioni i Kosovës është eliminuar me kokën lartë, pasi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke kaluar fazën e ligës derisa u eliminua në play-off, skruan IndeksOnline.
Drita sonte pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës sllovene, Celje, me rezultat 3-2, identik si ai i ndeshjes së parë.
Celje kësisoj kalon në 1/8 e finales, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 6-4.
Skuadra sllovene shënoi dy gola të shpejtë brenda katër minutave, së pari me Svit Seslar 19′ e pastaj realizioi edhe Darko Hrka 23′.
Drita ngushtoi rezultatin me Blerim Krasnqin, i cili shënoi në minutën e 23-të.
Celje shënoi përsëri në pjesën e parë, ku Seslar u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 43-të.
Me të nisur pjesa e dytë, Albert Dabiqaj shënoi golin e dytë për Dritën, në minutën e 51-të.
Në vazhdim ”Intelektulët” morrën kontrollin e lojës, duke tentuar të barazonin rezultatin, por nuk kishin sukses.
Pavarësisht eliminimit, Drita pati një sezon fantastik, duke u bërë skuadra e parë kosovare e cila arrin deri në play-off të Conference League./IndeksOnline/

