Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë: Energjia dhe pagat, faktorët kryesorë të shtrenjtimit
Kostoja e ndërtimit në Kosovë ka vazhduar trendin rritës edhe në fund të vitit 2025.
Sipas të dhënave të Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit (IKN) është rritur për 0,5% në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2025, krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2025).
Rritje më të madhe në këtë periudhë kanë pasur transporti (3,5%), pagat (1,2%), kostot e tjera (1,2%), materialet (0,3%) dhe energjia (0,2%), ndërsa rënie është shënuar vetëm te makineritë (-0,1%).
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2024), kostoja e ndërtimit është rritur ndjeshëm – për 3,6%, transmeton demokracia. Kategoritë që kanë ndikuar më shumë në këtë rritje janë energjia (9,8%) dhe pagat (8,1%), të pasuara nga kostot e tjera (5,3%), transporti (4,4%) dhe materialet (2,6%). Edhe në këtë krahasim vjetor, makineritë kanë qenë i vetmi komponent me rënie (-0,4%).
Tremujori i katërt 2025 – Tremujori i tretë 2025 0,5 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 0,5 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM3) 2025. Rritje kishte te: transporti (3,5 %); pagat (1,2 %); kostot e tjera (1,2 %); materialet (0,3 %) dhe energjia (0,2 %). Ndërsa rënie kishte te makineritë (-0,1 %).
Tremujori i katërt 2025 – Tremujori katërt 2024 3,5 %
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,6 % në tremujorin e katërt (TM4) 2025, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2024. Rritje më të madhe kishte energjia (9,8 %); pagat (8,1 %); kostot e tjera (5,3 %); transporti (4,4 %); dhe materialet (2,6 %). Kurse, rënie kishte te makineritë (-0,4 %)./Indeksonline/


