Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kanë mbetur edhe gjashtë ditë, nga afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, megjithkëtë ende nuk ka as emra konkret e as marrëveshje konkrete.
E lidhur me këtë Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se për postin e presidentit duhet një marrëveshje politike për të propozuar një emër për president.
“Problemi që ka dalë kohëve të fundit është se proceset i adapt emrit të përveçshëm nuk ishte e drejtë, kjo në politikë nuk quhet normale”, tha Haziri.
Presidentja aktuale Vjosa Osmani që kohë më parë e bëri të qartë se synon edhe një mandate ne krye të shtetit, nuk i ka komentuar takimet e fundit mes liderëve partiak dhe as nuk ka deklaruar nëse i ka mbledhë 30 nënshkrime për ti hyrë garës që më së voni duhet të nisë si proces më 4 Mars./Indeksonline/

