75 Mall Live Search
09:25 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / Z S

Rivarroset sot Masar Dushi i cili ishte zhdukur në Masakrën e Kralanit

Sot do të bëhet rivarrosja e Masar Dushit i cili ishte zhdukur në Masakrën e Kralanit në prillin e vitit 1999, e mbetjet mortore të të cilët gjeten tek tani pas 27-vjetësh.

Fillimisht, duke filluar nga ora 11:30 do të bëhen homazhe ne shtëpinë e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë, për të vazhduar pastaj në ora 13:00 me një akademi përkujtimore.

Ndërsa në orën 14:00 do të bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmorëve, vendi Kodra e Kuqe-Zajm, Klinë.

Masar Dushi ishte vetëm 23 vjeç kur u ndalua nga forcat serbe.

Kujtojmë se në janar të po këtij viti ishte gjetur edhe trupi i Rasim Kocit, i zhdukur në prillin e vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë gjatë luftës në Kosovë./Indeksonline/