Konflikti në trafik përfundon me rrahje në rrugën “Muharrem Fejza”
Një person është arrestuar në Prishtinë pas një konflikti në trafik që përfundoi me lëndim trupor dhe dëmtim të pronës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26.02.2026 rreth orës 16:10, në rrugën “Muharrem Fejza”, transmeton IndeksOnline.
I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje në trafik, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar dhe i ka dëmtuar veturën.
Si pasojë e sulmit, viktima ka marrë ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet./IndeksOnline/

