75 Mall Live Search
12:40 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / P M

Regjistrohen mbi një mijë raste të reja me gripin në Maqedoni të Veriut

Mbi 1100 raste të personave të prekur nga gripi janë regjistruar në javën e fundit në Maqedoni të Veriut.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i të prekurve janë persona të moshës nga 15 deri 64-vjeçare.

Listën me më shumë të sëmurë nga gripi e kryeson Shkupi, me gjithsej 669 të prekur.

Në sezonin 2025-2026 numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në rreth 15 mijë, ndërsa deri më tani janë regjistruar 4 vdekje të lidhura me gripin.