75 Mall Live Search
13:14 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / H F

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, admiralin amerikan George M. Wikoff, ka vizituar sot Mitrovicën, ku është takuar me kryetarin Faton Peci.

Për këtë takim ka njoftuar Peci, i cili ka thënë se diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe për aspektet socioekonomike që ndërlidhen me integrimin e komuniteteve.

“E falënderova për kontributin që NATO-ja ka dhënë për Kosovë në kohën më të vështirë të popullit tonë, që nga viti 1999, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpreha vizionin dhe prioritetet e komunës sonë për projekte zhvillimore që kontribuojnë në ekonomi dhe në paqe, veçanërisht në këtë periudhë kur gjendja e sigurisë po shënon progres të dukshëm drejt stabilitetit në vend dhe rajon. Gjithashtu, u falënderuam dhe uruam njëri-tjetrin për marrjen e mandateve, duke u zotuar për bashkëpunim të ndërsjellë dhe të vazhdueshëm”, ka shkruar Peci.