Ky është punëtori që humbi jetën aksidentalisht në KEK
Mixhen Sadiku, punëtor në Departamentin e Sigurisë Fizike në KEK, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një incidenti të ndodhur në Termocentrali Kosova B.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka bërë të ditur se sot në termocentralin “Kosova B”, ka ndodhur një incident i rëndë, ku është përfshirë një mjet transportues kamion dhe një punonjës.
Si pasojë e këtij incidenti, një punonjës mashkull kosovar 55-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.
Në vend ngjarje menjëherë kanë dalur zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë./Indeksonline/

