Prattipati dhe Sveçla flasin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe policimit
E ngarkuara me punë e SHBA-së, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Takimi pati në thelb diskutimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, raporton IndeksOnline.
Me këtë rast, Sveçla dhe Prattipati biseduan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe policimit.
“Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë mbi prioritetet e përbashkëta të sigurisë” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

