75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / MSH1

Kurti takohet me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca.

Me këtë rast, Spanca e uroi kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të llogaridhënies dhe transparencës në sektorin publik.

Gjatë takimit, auditorja e përgjithshme informoi kryeministrin për angazhimet dhe përpjekjet në rritjen e performancës së institucionit, duke theksuar avancimet e arritura në profesionalizëm, pavarësi dhe zbatimin e standardeve të auditimit.

Ajo nënvizoi se besimi i qytetarëve ndaj institucionit të Auditorit të Përgjithshëm është rritur ndjeshëm, nga 33% në fillim të mandatit në 77% aktualisht.

“Znj. Spanca rikonfirmoi përkushtimin e saj që institucioni të vazhdojë të kryejë misionin me integritet, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke garantuar mbikëqyrje efektive të shpenzimit të parasë publike dhe duke kontribuar në forcimin e shtetit ligjor dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.