75 Mall Live Search
17:45 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / MSH1

Loredana “zonjë e shtëpisë”, shfaqet duke pastruar

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka surprizuar ndjekësit me fotografinë e saj më të fundit, ku shfaqet krejt ndryshe nga skenat me të cilat jemi mësuar ta shohim.

E veshur në menyrë sportive, me shami në kokë, Loredana shihet duke pastruar shtëpinë me leckë dyshemeje.

Pa grim dhe në një ambient familjar, artistja duket se ka zgjedhur të tregojë një anë më natyrale dhe të përditshme të jetës së saj.

Në “rolin” e zonjës së shtëpisë, Lori përçn mesazhin se një rutinë e tillë është pjesë e jetës së secilit.