75 Mall Live Search
17:58 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / Gj Sh

Osimhen dëshiron Juventusin, por klauzola e Napolit e vështirëson transferimin

Victor Osimhen mund të rikthehet në Itali, pasi skuadra e Juventusit synon transferimin e tij.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, sulmuesi nigerian po ashru është i hapur për një kalim në Torino, megjithatë, pengesa kryesore lidhet me marrëveshjen e tij aktuale me Galatasaray dhe një klauzolë të vendosur nga ish-klubi i tij, Napoli, shkruan IndeksOnline.

Në kontratën e transferimit është përfshirë një klauzolë “anti-Serie A”, sipas së cilës Galatasaray duhet t’i paguajë Napolit deri në 70 milionë euro nëse e shet Osimhen te një klub italian gjatë vitit të parë. Shuma zbret në 50 milionë euro në vitin e dytë të vlefshmërisë së saj.

Kjo do ta bënte operacionin jashtëzakonisht të kushtueshëm për Juventusin, pasi përveç tarifës së transferimit dhe pagës së lartë të lojtarit, do të hynte në lojë edhe penaliteti financiar.

Për momentin, një rikthim i Osimhen në Serie A duket i vështirë, ndërsa zhvillimet e merkatos pritet të sjellin qartësi në muajt e ardhshëm./IndeksOnline/