Kosova pëson humbje nga Sllovakia në parakualifikueset e EuroBasket
Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ka pësuar humbje nga Sllovakia, në ndeshjen e dytë, e vlefshme për parakualifikueset e FIBA EuroBasket 2029.
Rezultati përfundimtar në palestrën ”Sezai Surroi”, në Prizren, ishte 78-89, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i dalluar te Kosova, ishte Divinie Myles me 21 pikë të shënuar, i ndjekur nga Lis Shoshi me 18 pikë.
Kjo ishte humbja e parë për ”Dardanët”, pas fitores me Shqipërinë, derisa Sllovakia ka dy fitore./IndeksOnline/

