75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 27 Shkurt 2026 / F.R

Babai i Dua Lipës në mesin e yjeve të Arsenalit

Babai i yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, ishte në mesin e figurave të njohura në mbrëmjen gala të organizuar nga Arsenal Foundation.

Dukagjin Lipa mori pjesë në eventin prestigjioz të mbajtur në stadiumin ikonik Emirates Stadium në Londër, një ngjarje vjetore që mbledh emra të njohur nga bota e sportit, artit dhe biznesit për të mbështetur aktivitetet bamirëse të klubit londinez, shkruan IndeksOnline.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Lipa shfaqet krah yjeve dhe figurave të njohura të Arsenal FC, nën përshkrimin “North London Forever”, duke iu referuar moton simbolike të klubit.

Gala e Fondacionit të Arsenalit është një prej eventeve më të rëndësishme vjetore të klubit, ku përmes donacioneve dhe ankandeve mblidhen fonde për projekte komunitare, arsimore dhe sociale në Londër dhe më gjerë./IndeksOnline/