75 Mall Live Search
11:02 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / H F

“S’më kanë paguar për 5-6 muaj”/ Beniada bie ‘viktim’…

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 1, Benita Nishani ka vendosur të thyejë heshtjen lidhur me situatën e saj me pagesat gjatë angazhimit në RTSH, transmeton IndeksOnline.

E ftuar në emisionin Goca dhe Gra ajo zbuloi se për disa muaj ka përjetuar paqartësi financiare, duke theksuar se një pjesë e pagesave janë realizuar, ndërsa të tjera vijojnë të mbeten pezull.

Ndryshe nga disa moderatorë që kanë zgjedhur të reagojnë publikisht për çështje të ngjashme, Nishani tha se ajo ka preferuar të qëndrojë e rezervuar gjatë kohës që ishte ende në marrëdhënie pune. Sipas saj, në atë periudhë nuk e ka parë të arsyeshme të komentojë një situatë që ishte ende në zhvillim.

Megjithatë, përballë asaj që e konsideron padrejtësi, ajo ka zgjedhur t’i drejtohet rrugës ligjore. “Përpara një mosmarrëveshjeje ose një padrejtësie, unë preferoj t’i lë gjërat në duar të ligjit”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se avokati i saj po ndjek çështjen prej rreth 5-6 muajsh.

Nishani theksoi se ka besim të plotë tek drejtësia dhe se pret që situata të marrë zgjidhje përmes institucioneve përkatëse.