75 Mall Live Search
11:34 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / F.R

Ambasada e Kosovës në Riad bën thirrje për kujdes maksimal ndaj shtetasve kosovarë

Pas rritjeve të tensioneve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Riad ka dalë me një apel publik drejtuar shtetasve të Kosovës që ndodhen në Arabia Saudite, Kuvajt, Bahrein dhe Oman.

Përmes një njoftimi, Ambasada këshillon qytetarët kosovarë që të tregojnë kujdes maksimal, pasi ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, i cili mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.

Shtetasit e Kosovës këshillohen që:

  • T’i ndjekin kumtesat zyrtare dhe udhëzimet e autoriteteve vendore;
  • Të përcjellin raportimet e mediave zyrtare;
  • Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.

Ambasada ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta monitorojë situatën nga afër dhe do të informojë me kohë për çdo zhvillim të ri.

Për raste urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Kosovës në Riad:
+966 53 750 88 35./IndeksOnline/