SkyNews: Pesë studentë të vrarë në sulmet izraelite në Iran
Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan ka pohuar se pesë studentë u vranë në sulmet e sotme nga Izraeli, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve Fars.
“Në sulmet e sotme nga regjimi sionist në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u shënjestrua dhe deri më tani 5 nxënëse janë martirizuar”, tha zyrtari, raporton SkyNews.


