Clement Turpin shpallet gjyqtari më i mirë në botë për vitin 2025
Gjyqtari francez Clement Turpin është shpallur zyrtarisht Arbitri më i Mirë në Botë për vitin 2025 nga International Federation of Football History & Statistics (IFFHS).
Ai është konfirmuar si një nga figurat më të respektuara të arbitrimit ndërkombëtar në futboll, shkruan IndeksOnline.
Sipas renditjes së publikuar nga IFFHS, Turpin ka dalë në vendin e parë pas një viti me paraqitje të nivelit të lartë në kompeticionet më prestigjioze evropiane dhe ndërkombëtare. Konsistenca, autoriteti në fushë dhe vendimmarrja në ndeshje të mëdha kanë qenë faktorët kyç që e çuan në krye të klasifikimit botëror.
Në vendin e dytë është renditur bashkëkombësi i tij, François Letexier, duke kompletuar një dominim të dukshëm francez. Letexier ka pasur gjithashtu një vit të suksesshëm, me performanca të vlerësuara në skenën ndërkombëtare.
Çmimi i IFFHS konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze për arbitrat, pasi bazohet në votat e ekspertëve dhe analistëve të futbollit nga mbarë bota, duke reflektuar performancën gjatë gjithë vitit kalendarik./IndeksOnline/

